Sq:Browsing

From OpenStreetMap Wiki
Jump to navigation Jump to search
Faqja kryesore Ndihmë (en) Informacione Shiko hartën Bashkëpuno (en) Editorët (en) Fjalorth Guida e fillestarëve
Ndihmë


  • Paraqitja e hartës në informationfreeway.org (Tiles@Home-Layer) mundet të kërkohet me një klikim të miut dhe mund të zgjasë nga disa minuta deri disa orë.

Ky ëshë një orientues përdorimi për hartën e OpenStreetMap.

Harta e Tiranës tek faqja e OSM

Shikimi i hartës

Harta mundet thirret direkt nëpërmjet adresës së internetit openstreetmap.org. Në këtë adresë është e mundshme të shikohet harta, pjesë të hartës të zmadhohen apo të zvogëlohen dhe të shëtisësh (zhvendosesh) nëpër vende të ndryshme të botës.

Zhvendosja e një pjese të hartës

  • Klikoni në fillim tek harta, pastaj mbani butonin e shtypur të miut dhe zhvendosni hartën në drejtimin që dëshironi.
  • Klikoni simbolet e shigjetave në hartë majtas lart.

Zmadhimi ose zvogëlimi i një pjesë të hartës

  • Me simbolin "+" dhe "–" ose shkallën majtas lart në hartë mund të zmadhohet apo të zvogëlohet paraqitja e hartës që nga mesi.
  • Një klikim i dyfishtë zmadhon pjesën e hartës rreth zonës ku është klikuar.
  • Gjithashtu edhe me rrotullën rrotulluese të miut mund të ndryshohet madhësia e pjesës së hartës.
  • Për të zmadhuar një pjesë të caktuar në hartë: Mbani të shtypur butonin shift në tastjerë dhe me butonin e shtypur të miut krijoni dhe tërhiqni një dritare në formë drejtkëndëshi mbi pjesën që dëshironi të zmadhoni. Më pas lëshojini butonat e shtypur.

Me rritjen e zmadhimit të një pjese të hartës shtohen edhe detajet mbi paraqitjen e hartës.

Legjenda dhe shkalla e paraqitjes

Legjenda mund të aktivizohet nëpërmjet një klikimi në anën e majtë të menysë. Ajo tregon paraqitjen me ngjyra të rrugëve dhe siperfaqeve. Për sqarime të mëtejshme shko tek Map Features.

Harta mund të paraqitet në 18 shkallë zmadhimi. Një pasqyrë mbi shkallën e paraqitjes mund te gjindet tek Shkallët_e_zmadhimit.

Kërkimi i vendeve dhe rrugëve

Shiko edhe tek: Kërkim

Pranë hartës gjindet nën emrin „Kërkim“ një dritare për të shtypur nocionin, i cili mund të jetë një emër i një vendi apo një rruge.

Paraqitjet e ndryshme të hartës

Ndërrimi ndërmjet paraqitjeve të hartës

Është e mundur të ndërrohet ndërmjet paraqitjeve të ndryshme të hartës. Çdo paraqitje e hartës është grafikisht e ndryshme dhe tregon një parazgjedhje të ndryshme të dhënash.

Zgjedhja ndodh tek dritarja e cila hapet nqs klikoni tek Layer-switcher-maximize.png-simboli djathtas lart.

  • Standard një stil i cili prodhohet me Mapnik.
  • Harta e biçikletave tregon rrugët e biçikletave dhe vizëzimet e lartësive.
  • Harta e qarkullimit rrugor paraqet qarkullimin rrugor publik.
  • MapQuest Open është një stil i firmës MapQuest.
  • Të dhënat tregon për objekte të ndryshme të dhëna të tjera shtesë. Psh. cilësitë e ndryshme të një objekti ose versionin historik të çdo elementi. Kjo paraqitje shtesë e thjeshtë e vijave dhe pikave krijohet nga ndërhyrja direkte e bankës të të dhënave (database), dhe pasqyron gjëndjen aktuale të të dhënave. Me këtë rast lejohen të kontrollohen edhe ndryshimet dhe shtesat e objekteve edhe pse banka e të dhënave (database) nuk është aktualizuar akoma.

Rregullimi bazë i hartës është paraqitja e saj me Maplink. Gjatë aktualizimit nëpërmjet intervaleve të ndryshme të kohës mundet që paraqitjet (edhe brënda shkallave të ndryshme të paraqitjes) të ndryshojnë nga njëra-tjetra në pikëpamjen e aktualitetit.

Lidhjet e hartës

Për çdo paraqitje të hartës mund të krijohet nje link. Me këtë qëllim mund të bëhen lidhje të pjesëve të ndryshme të hartës direkt nga faqet e tjera te internetit, ose ta dërgosh link-un direkt nga posta elektronike (e-mail).


Për të marrur një link për pjesën e hartës së treguar:

  1. Kliko me butonin e djathtë të miut tek "Permalink" poshtë djathtas tek harta ose tek View-Tab apo përkatësisht Karte-Tab direkt lart mbi hartë.
  2. Zgjedh "Kopjo linkun e adresës"
  3. Ngjite link-un e kopjuar në një faqe interneti ose tek posta elektronike.


Shto një shenjë në hartë

Nqs çelësi lat dhe lon në link është zëvendësuar përmes mlat dhe mlon, do të tregohet një shënim shtesë dhe harta do të centrohet në koordinatat e dhëna. Me shtesat lat dhe lot mundet të vendoset një epiqendet tjetër.

Po tashmë?

Nqs e vështron hartën, ndoshta do marrësh iniciativen të marrësh pjesë në zgjerimin dhe përmirësimin e saj.

Një hyrje gjindet në Për pjesëmarrësit e OSM ose Përpunimi i hartës. Mundësirat e tjera për të dhënat e OSM mund të gjinden tek Përdorimi i hartës.


Aktualizimi i hartës

Shiko edhe pyetje/përgjigje: sq:FAQ#Kam bërë gjithë ditën ndryshime në hartë, por ato nuk tregohen në dritaren kryesore të paraqitjes së hartës!

Hollësirat teknike

Hollësirat teknike mbi përdorimin e sipërfaqes së hartës mund të gjinden tek Kartografim i shpejtë.